Prezenca e IAEA në centralin bërthamor të Ukrainës zgjat disa ditë

Hetuesit nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të qëndrojnë në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia për të konstatuar dëmin e shkaktuar nga granatimet e përsëritura në kompleks, ka thënë kreu i agjencisë së OKB-së.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për bombardimin e Enerhodar, si dhe për rrugën e dakorduar të ekipit të OKB-së. Ndërkohë, ministria ruse e mbrojtjes ka akuzuar “diversantët” ukrainas për përpjekje për të kapur centralin.

Të dyja palët kanë pretenduar suksese në fushën e betejës mes një shtytjeje të re ukrainase për të rimarrë territorin në jug, me një zyrtar ukrainas që thotë se forcat e Kievit kanë bërë përparim në tre fusha, ndërsa ministria e mbrojtjes e Rusisë pretendon se kundërofensiva ka dështuar.

 

*TiboNews