Shtohet lista e medikamenteve të rimbursuara

Personat e sëmurë me kancer, me probleme shëndetësore kardiovaskulare dhe pneumologjike si dhe ata me diabet, do të përfitojnë të tjera barna falas nga shteti.

Këtë të mërkurë qeveria miratoi listën e re të medikamenteve të rimbursueshme nga Fondi i Kujdesit Shëndetësor, duke e çuar atë në rreth 1345 medikamente që nga pacientët merren falas apo me çmime të reduktuara.

Mësohet se qeveria miratoi gjithashtu edhe një vendim për sa i përket përfituesve falas të fishave të diabetit.

Nga ky vendim do të përfitojnë 2000 invalidë pune dhe 1500 persona me aftësi ndryshe.