“Bekoi lindjen e Shtetit të ri Sovran Bektashi” / Papa Françesku në një takim historik me Baba Mondin

Papa Françesku ka zhvilluar një takim historik me Kryegjyshin Botëror Shenjtërinë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Gazetari Ferdinand Samarxhi raporton se Papa Francesku ka dhënë bekimin e tij në lidhje me krijimin e shtetit bektashi.

Ati i Shenjtë Papa Françesku u shpreh se krijimi i Shtetit të ri Sovran Bektashi është një nismë e bukur.

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Papa Françesku kanë firmosur bashkërisht dokumentin mbi vëllazërinë njerëzore të Abu Dabit.