Horoskopi për muajin Shkurt 2022

Dashi:

Planeti sundimtar Marsi është rikthyer tek Bricjapi, dhe kjo do të thotë se ju do e bëni më së miri punën tuaj. Do ndiheni të mbushur me energji në një mënyrë që nuk e keni përjetuar më parë thuajse në çdo aspekt të jetës. Vitaliteti i rikuperuar do ju japë një shtysë për të rritur imazhin dhe karrierën publike. Nëse keni kërkuar rritje në detyrë, mund të merrni shumë shpejt shpërblimin e merituar. Data 16 do të jetë një nga më të rëndësishmet për këtë muaj.

Dashuria: Si ju edhe partneri juaj jeni të fokusuar në karrierë, imazh dhe shumë qëllime. Kjo bën që të gjeni shumë më pak kohë me partnerin. Megjithatë hëna e plotë tek luani në datën 18 bie në sektorin tuaj të romancës, duke lejuar të përjetoni kënaqësi, qoftë edhe për një natë.

Paratë: Për shkak të hapave përpara në karrierë, vlera neto e juaja dhe familjes do të jenë në rritje. Por vetëm kini kujdes që mos t’i shpenzoni të gjitha. Mendoni së pari të kurseni.

Demi:

Me Venusin tashmë në shenjën tuaj, po ecni me ritme të ngadalta por tepër të sigurta. Hëna e plotë në Luan në datën 16 është një mundësi për t’u rikthyer në kontakt me një person që mund t’ju ndihmojë në çështjet ligjore. Lidhja me miqtë bëhet një domosdoshmëri kur sezoni i Peshqve të fillojë në datën 18. Më shumë se zakonisht, jeni të frymëzuar të përfshiheni në çështje familjare si dhe të kaloni më shumë kohë me të afërmit tuaj.

Dashuria: Venusi dhe Marsi udhëtojnë së bashku për pothuajse të gjithë muajin, një dukuri shumë e rrallë në astrologji. Për ju, ky është një përparim ose tranzit ndarjeje që arrin kulmin në ose rreth datës 16. Nëse është një ndarje, kjo është një nga ato situata ku askush nuk ka bërë asgjë të keqe, thjesht jeni në drejtime të ndryshme se ku doni të ecni përpara në jetë.

Paratë: Nuk do arrini të mblidhni sasinë e duhur të parave që ju nevojiten për të plotësuar disa kërkesa. Nëse mësoheni me idenë e kursimeve,  do të ishte më e thjeshtë për ju të menaxhoni paranë dhe të shpenzoni aty ku duhet.

Binjakët:

Në vend që të kërkoni se si të përfitoni një kredi për të rritur biznesin, në fakt jeni zhytur në Instagramin e ish-it për të parë se çfarë nuk shkoi saktësisht mes jush. Nga data 3 shkurt, duket se do të merrni shumë informacioni, madje mund të mbingarkoheni edhe emocionalisht. Informacioni është fuqi, por në këtë rast mund të ndikojë në fokusin tuaj për të ardhmen. Nga data 14 mund të ndryshoni disa qëndrime dhe të mendoni për arritjet tuaja dhe jo të të tjerëve. Nëse jeni duke luftuar për të gjetur fjalë e për të dhënë këshilla të mira, një frymëzim i papritur arrin në datën 24 kur Mërkuri takohet me Uranin inovativ.

Dashuria: Jeta juaj seksuale sa vjen e përmirësohet, ndërsa planeti i veprimit Mars lidhet me Jupiterin dhe ndikon me një kulminacion në datën 4 shkurt. Mos kini frikë të provoni diçka të re në dhomën e gjumit, pasi ky muaj është për të eksploruar gjëra që më parë i konsideronit tabu.

Paratë: Mund të merrni lajme për një trashëgimi të vonuar. Paratë duket se janë rrugës për tek ju, por fillimisht mund t’ju duhet të kaloni nëpër disa pengesa  për t’i marrë ato. Hëna e plotë në Luan më 16 gjithashtu ju bën të ëndërroni për të hapur një biznes.

Gaforrja:

Vetëm për shkak se diçka nuk zgjat përgjithmonë nuk do të thotë se nuk ia vlente. Pritshmëria ka vlerën e vet gjithashtu. Hëna e re në ujor që me datë 1 ju gjen me energji të dobëta, të zhgënjyer dhe me ndjesinë që keni pësuar një humbje. Por mos harroni se kjo ndjenjë nuk duhet të zgjasë gjatë. Vullneti dhe vitaliteti janë si hëna, herë e ndritshme e herë më e zbehtë. Hëna e plotë në Luan në datën 16 shenjon një moment plot gjallëri. Ruajeni vetëmohimin tuaj kur sezoni i Peshqve të fillojë në datën 18, kur jeni të frymëzuar të ndani më shumë nga njohuritë tuaja me miqtë e njerëzit më të afërt.

Dashuria: Marrëdhëniet kanë qenë të ndërlikuara për ju deri më tani këtë vit. Nëse jeni beqar, keni qenë të fiksuar në vetë-përmirësimin ose arritjen në një nivel të caktuar në karrierën tuaj përpara se të ktheheni në ‘lojën’ e takimeve. Nëse jeni në një lidhje, keni pasur të bëni me dinamika të forta dhe gjërat kërkojnë të kthehen në normalitet.  Më 16, kur Venusi dhe Marsi bashkohën do të kuptoni se ndjesitë thjesht ndihen dhe nuk mund të ndryshohen.

Paratë: Si data 1 ashtu edhe 16 do e bëjnë këtë muaj fantastik sa u takon parave dhe nevojave që do të plotësoni. Por është koha të mendoni edhe për investime.

Luani:

Në fakt është periudha ku ju ndiheni të demotivuar dhe jo vitalë. Por kjo deri më datë 4, ku pritet të zhvilloni një takim tepër interesant, me një mik apo me një koleg, që do iu bëjë të ndiheni të vlerësuar. Hëna e plotë në luan më 16 ju lejon të bëni disa pushime, pas një lodhje të gjatë që keni përjetuar, e më shumë lodhje mendore. Duhet të merrni kohën dhe hapësirën që dëshiron për  të realizuar disa objektiva që keni. Pas datës 18 dielli kalon tek peshqit duke sjellë një sezon bisedash të dhembshura si dhe plane për shpenzime të zgjuara.

Dashuria:  Sezoni i Ujorit është gjithmonë i fokusuar tek partneriteti në shenjën tuaj, nëse jeni beqarë, kjo do të thotë se mund të ndiheni të tjetërsuar ose të vetmuar. Mërkuri hyn në sektorin tuaj të marrëdhënieve në datën 14 duke iu inkurajuar të rrezikoni dhe të filloni një bisedë me dikë që në dukje nuk është tipi juaj.

Paratë: Mërkuri rregullon të gjitha gjërat me lidhje me paratë,  por në rastin tuaj do të jetë një kujtesë më shumë se duhet të paguani disa fatura që i kishit harruar. Por pas datës 24, do të frymëzoheni për të vënë në zbatim një plan radikal që mund t’ju shpëtojë nga situatat stresuese financiare.

Virgjëresha: 

Zakonisht nuk jeni nga ata që pranoni papërsosmëritë, por mërkuri në retrogradë ju ka bërë më të vetëdijshëm për të gjitha hapat e gabuar që keni ndërmarrë në rrugën për të pasur atë që dëshironi. Pavarësisht nëse jeni të dhënë pas romancës apo karrierës, pas datës 3 do të korrni të mirat e një projekti në dukje pa shumë përfitime. Hëna e plotë në Luan më 16 bie në sektorin tuaj të të pavetëdijshmes duke bërë që rimbusheni e të ndiheni në vetmi. Ndonëse kjo nuk pritet të zgjasë shumë.

Dashuria: Planeti i dashurisë Venus po ecën drejtpërdrejt dhe ngadalë në sektorin tuaj të romancës, një tranzit i mrekullueshëm që jep mundësi për takime dhe për t’i marrë gjërat ngadalë me një dashuri të re. Kur Venusi të lidhet me Marsin në datën 16, do të jetë si një sinjal jeshil për ju, që të hidhni hapin e radhës me personin me të cilin po kalon momente emocionuese.

Paratë: Bashkëpunimi me një partner biznesi ose këshilltar financiar është një ide e shkëlqyer këtë muaj, veçanërisht kur Marsi të lidhet me Jupiterin në datën 4 ku mund të keni dhe projekte konkrete. Nëse jeni të vetëpunësuar, mund të habiteni nga shpenzimet kështu që konsultohuni me një ekspert për t’u siguruar që gjërat të jenë më të lehta këtë vit.

Peshorja:

Me Venusin në retrogradë, ju jeni kthyer në të njëjtin vend si në nëntor, vetëm se me mendime ndryshe dhe më të mençur. Ndërsa Venusi takohet me marsin në datën 16, një natë sensuale e romantike do iu bëjë të kuptoni se keni bërë zgjedhjen e duhur. Më pas në datën 18, dielli hyn tek Peshqit duke ju lejuar të mbështeteni në një jetë të shëndetshme dhe ndaj një rutine solide.

Dashuria:  Jeta juaj e dashurisë është jashtëzakonisht aktive këtë muaj dhe hëna e re që me 1 shkurt ju bën të ndiheni shumë romantikë. Deri në hënën e plotë në datë 16, mund të prezantoni partnerin me familjarëve, ose edhe mund të vendosni se ka ardhur koha e duhur për të bashkëjetuar në një shtëpi.

Paratë: Pavarësisht se keni angazhime të reja, këtë muaj situata me paratë e shpenzimet do të jetë e përmirësuar. Marsi lidhet me Jupiterin në datën 4 që do të bëjë të ndjeni lehtësimin ndaj një pune të vështirë, por që shpërblehet më shumë financiarisht.

Akrepi:

Motoja këtë muaj e akrepit është se si ndodhi rikthimi. Me sundimtarin Mars në Bricjap, për herë të parë nga marsi 2020 ju do të ndiheni të motivuar për të gjitha aspektet e jetës. Në datën 16, hëna e plotë në Luan ndriçon të ardhmen tuaj. Do të largoheni nga një punë e sterlodhur dhe do të filloni një punë të re në pozicionin e dëshiruar. Pavarësisht se do jeni të rrethuar nga ngjarje pozitive, e mira është të përqendroheni dhe t’i merrni gjërat ngadalë.

Dashuria: Planeti i dashurisë, Venusi po kalon më në fund pranë jush. Kjo do të thotë se nëse po kërkoni romancë, shiko edhe më pranë. Partnerin e mundshëm mund ta keni  në lagje, apo pranë rrugës ku keni edhe shtëpinë. Mos kini frikë të filloni një bisedë. Sapo sezoni i Peshqve të fillojë në datën 18, gjetja e një partneri do bëhet prioritet dhe deri atëherë, ju keni shumë opsione dhe zgjedhja siç ndodh tek akrepët, do të jetë e duhura.

Paratë: Me zgjerimin e planetit Jupiter në Peshq, jeni shumë të gatshëm të merrni rreziqe financiare këtë vit. Në datën 4, një njeri i afërt mund t’ju propozojë për të investuar në një biznes të ri. Pse të mos merrni parasysh këshillat dhe te të investoni?

Shigjetari:

Sezoni i ujorit gjithmonë ju shkakton tension. Por duhet të ndryshoni edhe rutinën që kjo të mos ndodhë.

Në fakt keni punën ideale, hapësirën dhe gjithë kujdesin nga njerëzit që ju duan. Kështu që nuk ka arsye pse  të qëndroni të demotivuar. Kur sezoni i Peshqve të fillojë në datën 18, do të jeni më të lehtësuar dhe do të keni më shumë kohë për të kaluar me njerëzit më të dashur.

Dashuria: Ju pëlqen shumëllojshmëria kur bëhet fjalë për romancën dhe më datë 14 shkurt, kur mërkuri të hyjë në ujor, ju dhe partneri juaj do filloni të planifikoni një sërë udhëtimesh romantike. Nëse shkëndija ka munguar,  këto udhëtime bashkë ringjallin dëshirat dhe ndjenjat, sidomos në datën 24 kur mërkuri të lidhet me Uranin inovativ.

Paratë: Më në fund do të merrni shpërblimin që e keni pritur aq shumë. Por për fat të keq, do të bëni shpenzime të mëdha dhe nuk do të ngelin shumë për të kursyer. Më 11, Mërkuri takohet me Plutonin (një aspekt që përsëritet nga 30 dhjetori dhe 28 janari) duke ju inkurajuar të ndaloni së shpenzuari shumë para.

Bricjapi: 

Më shumë fuqi për shkak të mbledhjes së Mërkurit, Venusit, Marsit dhe Plutonit në shenjën tuaj. Ndërsa dielli takohet me Saturnin, që do të thotë para, ju do angazhoheni me një plan të ri buxhetor, që do ju bëjë të ndjeni vetëbesim.

Vetëbesimi juaj rritet edhe më shumë ndërsa Venusi bashkohet me Marsin në shenjën tuaj në datën 16,. Më pas, në datën 18, sezoni i Peshqve ju bën të kaloni nga puna e zellshme në pushime të shumëpritura. Një udhëtim i shpejtë jashtë qytetit apo një fundjavë relaksuese duke lexuar një libër, ju mban të motivuar për gjërat që doni të bëni në vijim.

Dashuria: Jeta juaj në aspektin e dashurisë është paksa e përgjumur në ditët e para të shkurtit, pasi hëna e re në datën 1 ju bën të shmangni çdo lidhje sipërfaqësore. Hëna e plotë në luan në datën 16 shkurt, do ju bëjë të jeni në qendër të vëmendjes. Është mirë të pranoni të dilni dhe të takoheni me persona që mund t’ju bëjnë të ndiheni të vlerësuar.

Paratë: Do të jeni në gjendje tepër të mirë financiare. Hëna e plotë në datë 16 sjell mundësi të reja, të cilat përkthehen në përfitime monetare. Keni arritur të kurseni për të mbuluar disa shpenzime, por tregoni kujdes ndaj shpenzimeve që mund të jenë të tepruara të tilla si objektet e luksit, pa të cilat nuk është se nuk do të jeni të lumtur.

Ujori:

2021 ishte një vit me trazira të vazhdueshme, veçanërisht në shtëpi me familjen dhe kjo duket se vazhdon edhe këtë vit. Nuk keni pse të rezervoheni vetëm që të mos lëndoni të tjerët.  Dielli takohet me Saturnin në datën 4 duke iu inkurajuar të merrni përgjegjësitë për qëllimet dhe lumturinë tuaj. Në datën 14, Mërkuri rihyn në shenjën tuaj duke ju dhënë shumë aftësi për të tejkaluar situatat e pakëndshme që mund t’ju ndodhin.

Dashuria: Ndiheni sikur takimet me një partner të mundshëm nuk po ju çojnë gjëkundi. Por teksa mërkuri hyn në shenjën tuaj në datë 14, ju do të takoni një person të ri që flet gjuhën tuaj dhe mund të kuptojë më së miri botën tuaj. Një lidhje e re duket në horizont, por nëse tashmë e keni një partner, hëna e plotë në luan në datën 16 do ju bëjë të doni dhe të vlerësoni më shumë personin që keni në krah.

Paratë: Një mundësi për të fituar më shumë para do të shfaqet si nga hiçi. Të gjithë duan më shumë në fakt, por së pari sigurohuni që të merrni informacionet e duhura, para se të vendosni të investoni.

Peshqit:

Hëna e plotë në Luan në datën 16 do të bëjë që të ndjeni nevojën për t’u fokusuar më shumë tek gjendja shëndetësore, mirëqenia dhe jeta e përditshme në përgjithësi. Më pas në datën 17 Jupiteri lidhet me Uranin inovativ duke iu lejuar të shfrytëzoni mundësitë e reja. Jeni duke menduar seriozisht të transferoheni në një lagje të re, po mendoni të hapni një biznes të ri, deri tek dëshira për të kontaktuar me një ish partner.  Sezoni i situatave pozivie fillon më 18 dhe kjo datë do ju shërbejë për të kujtuar se nuk keni nevojë për miratimin e askujt që të bëni atë që pikërisht mendoni.

Dashuria: Po përjetoni ulje-ngritje. Por pas datës 3, do të jeni më të qartë për situatat që po përjetoni më shumë sesa duhet. Para datës 14 mund të shkëpusni çdo lloj marrëdhënie me një partner që thellë thellë keni kuptuar se nuk dashuroheni mjaftueshëm.

Paratë: Do të ndjeni siguri për të bërë lëvizje që mund të sjellin përfitime në para. Në datën 24 kur Marsi lidhet me Neptunin, do të mendoni seriozisht për një projekt si krijimi i një biznesi të vogël që ka gjasa të sjellë fitime, por së pari duhet të gjeni një person të besueshëm dhe që mund të jetë gati për të investuar me ju.

Lexo edhe: Horoskopi i vitit 2022.