Horoskopi i muajit Mars 2023

A jeni gati për një nga tranzitet më të mëdha të vitit? Plutoni ndryshon shenjat këtë muaj pasi kalon në Ujor, dhe astrologët na shohin teksa anojmë më shumë drejt një shoqërie humanitare, por tranzit do të thotë diçka e ndryshme për secilën shenjë të Zodiakut.

Marsi sjell gjithashtu hënën e plotë, me virgjëreshën e ngarkuar dhe fillimin e sezonit të Dashit, që përfaqëson ekuinoksin pranveror dhe vitin e ri astrologjik. Yjet e Zodiakut janë shumë të zëna gjatë këtij muaj, kështu që zbuloni më shumë mbi parashikimin e astrologëve.

Datat e rëndësishme astrologjike në mars 2023

Këtu janë datat kryesore për t’i mbajtur mend, për ngjarje të rëndësishme:

E enjte, 2 Mars: Mërkuri hyn tek Peshqit

E martë, 7 mars: Hëna e plotë në Virgjëreshë

E martë, 7 mars: Saturni hyn te Peshqit

E enjte, 16 mars: Venusi hyn në Dem

E shtunë, 18 mars: Mërkuri hyn në Dash

E hënë, 20 Mars: Fillon sezoni i Dashit

E martë, 21 mars: Hëna e re në Dash

E enjte, 23 Mars: Plutoni hyn në Ujor

E shtunë, 25 mars: Marsi hyn në Gaforre

Dashi (21 Mars – 19 Prill)

Gjatë gjysmës së parë të muajit, yjet ju këshillojnë që të relaksoheni, flini më shumë, qetësohuni dhe trajtojeni veten më mirë. Do të jeni mirënjohës për pjesën tjetër, sepse sapo dielli të hyjë në shenjën tuaj, duke nisur vitin e ri astrologjik, të gjithë duan të festojnë si një Dash, por sigurohuni që miqtë tuaj t’ju kushtojnë vëmendje të mjaftueshme. Si shenja e parë e zodiakut, kur bëhet fjalë për ditëlindjen tuaj,  ndiheni si një fëmijë që meriton një tortë. Dhe mos u shqetësoni për asgjë. Marsi përfundon ashtu si fillon, me ‘dhuratën’ e pushimit dhe relaksit.

Demi (20 Prill – 20 Maj)

Gjysma e parë e marsit sheh ndryshime të rëndësishme në rrethin tuaj shoqëror. Pavarësisht nëse po afroheni më shumë me miq të rinj ose po përdorni lidhjet e vjetra, ju përjetoni gëzim dhe rritje në marrëdhëniet tuaja platonike këtë muaj. Dhe, ndërsa yjet tregojnë për kënaqësinë në jetën tuaj të dashurisë, ndoshta ndryshimi më i madh vjen nga Plutoni, planeti i vdekjes dhe i rilindjes kur kalon në Shtëpinë tuaj të 10-të të Statusit Social dhe vendos bazat për rritjen në karrierë për dy dekadat e ardhshme.

Binjakët (21 maj – 20 qershor)

Ndërtimi i marrëdhënieve platonike është një temë e rëndësishme për ju binjakë, e sidomos këtë muaj. Jo vetëm që miqtë sigurojnë bazën e qëndrueshme që ju lejon të shijoni romancat në mënyrë epike, por ka edhe mundësi që të futeni në rrethe të reja me njerëz interesantë. Ndërsa marsi ka të bëjë kryesisht me ndërtimin e miqësive dhe pranimin e mundësive sociale dhe ato më personale, muaji përfundon me një gjendje të fortë e të qëndrueshme shpirtërore, falë lëvizjeve të mëdha nga Plutoni.

Gaforrja (21 qershor – 22 korrik)

Hëna e plotë në fillim të marsit krijon disa mundësi për keqkuptime, ndaj mundohuni të rrini të qetë dhe të shmangni debatet, duke qëndruar ngrohtë në shtëpi. Kur Saturni i rreptë të hyjë në shenjën e peshqve, do të sjellë përfitime edhe tek ju. Astrologët nuk premtojnë para, por këshillojnë që të vini në zbatim planet apo projektet artistike që keni. Ju e gjeni veten mirënjohës për pjesën tjetër të muajit, kjo do të shihet edhe në agjendën tuaj plot me ftesa sociale nga miqtë dhe persona të interesuar që të bashkëpunojnë me ju. A jeni gati të dilni nga guaska juaj dhe të vendoeni në qendër të vëmendjes?

Luani (23 korrik – 22 gusht)

Marsi do të jetë shumë i ngarkuar për luanët, prandaj duhet të siguroheni që të bëni mjaftueshëm pushim në ditët e para. Tema kryesore që vlen të përmendet është se jeta juaj romantike dhe seksualiteti mund të jenë duke kaluar nëpër një transformim. Detyra juaj nuk është të gjykoni, por të shikoni atë që shpaloset dhe të doni veten për krijesën që jeni. Nëse e gjeni veten të shqetësuar ose të pakënaqur në situatën tuaj romantike, gjeni kohë për të kontrolluar veten dhe më pas shfaqni hapat e nevojshëm që duhen bërë. Por dashuria në përgjithësi duket mirë. Kur Plutoni bën një tranzit një herë në gjeneratë, çdo shenjë tjetër ylli është xheloze që e juaja ndriçon Shtëpinë e 7-të dhe që lidhet me Partneritetin.

Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)

Ju nuk mund të kontrolloni gjithçka, por mund të punoni për të kontrolluar këndvështrimin tuaj. Një qëndrim pozitiv në tërësi do të ishte më se i duhuri për këtë muaj, veçanërisht gjatë hënës së plotë në shenjën tuaj, më 7 mars. Saturni gjithashtu hyn në Shtëpinë tuaj të 7-të të Partneritetit, kështu që është një moment për t’u fokusuar tek romanca dhe të vlerësoni personin që po njihni apo keni në krah. Mendoni edhe për të tashmen, pa u futur thellë në të ardhmen. Teksa fillon sezoni i dashit, do e shihni veten duke u argëtuar, në forma të ndryshme.

Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Ndiheni paksa letargjik kur fillon muaji i ri, por nuk ka asgjë të keqe. Ju pëlqejnë shumë thashethemet e sidomos pas frymëzimit nga hëna e plotë në Virgjëreshë, kështu që mos u kompleksoni dhe shijoni momentin. Jeta juaj seksuale vjen në qendër të vëmendjes pasi edhe vetë ju dëshironi diçka më transformuese dhe më shpirtërore. Pyetja e vetme është, a do të ulni barrierat tuaja emocionale, tipike e një shenje klishe të ajrit dhe të lejoni dikë të hyjë në zemrën tuaj?

Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)

Marsi është një muaj i ngarkuar për ju, akrepë. Punët si në shtëpi si në karrierë ju kanë bërë disi të irrituar dhe mund të ndikojë në marrëdhëniet që keni me eprorët dhe kolegët. Fillimisht duhet të pranoni ngarkesat në punë, dhe për të marrë dashurinë që kërkoni, duhet të pari të krijoni një marrëdhënie me veten. Duke u kujdesur për qetësinë tuaj, do të ulni thumbin tipik plot me helm, dhe nuk do shkaktoni dëme, si rrallëherë.

Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)

Hëna e plotë në fillim të muajit ju kërkon të mësoni nga gabimet e të kaluarës dhe të hiqni dorë nga dramat. Nëse gjeni qetësi me veten, do të ndodhin ndryshime pozitive dhe çdo problem do e trajtoni me hijeshi. Sa i përket jetës personale, tema e këtij muaji është komunikimi që ju mundon shpesh. Shumë do kenë biseda të sinqerta, shumë do kërkojnë ndjesë dhe të tjerë do futen në një botë më erotike me partnerin. Plutoni, planeti i vdekjes dhe i rilindjes, shkakton një tranzit që ndodh vetëm një herë kaq kohë, dhe si rezultat, sjelljet tuaja nuk do jenë kurrë të njëjtat.

Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)

Yjet po ju kërkojnë të bëni përpjekje e të gjeni ekuilibrin mes punës dhe jetës personale. Mund të ndiheni të stresuar këtë muaj, por nuk do të mërziteni. Pritet të keni më shumë punë dhe si pasojë do ju duhet më shumë mbështetje nga miqtë dhe familjarët. Bricjapi si shenjë toke dhe që pëlqen suksesin, duhet të kuptojë se ky muaj nuk do të sjellë përfitime të mëdha financiare. Por do të ketë edhe shumë argëtim dhe pse jo romanca të reja.

Ujori (20 janar – 18 shkurt)

Marsi ju kujton fuqinë e komunikimit efektiv. Ju mund të ndiheni fajtorë  që jeni treguar pak egoistë në disa situata dhe keni menduar vetëm për veten. Megjithatë, këtë muaj, Saturni, i cili në thelb është dominuesi i zodiakut, ju tregon se duhet të analizoni thellë. Prisni lajme të mira në fushën financiare, ndërsa në atë romantike, gjërat duket se do të ndryshojnë për mirë.

Peshqit (19 shkurt – 20 mars)

Mos ‘qani’ se dielli largohet nga shenja juaj. Buzëqeshni sepse ai hyn në shenjën e dashit dhe Saturni do ju ndihmojë të ringriheni. Ky muaj mars, ju sheh më të lidhur me miqtë dhe do të kuptoni se sa mirë do të ndiheni duke kaluar më shumë kohë me to. Yjet parashikojnë lajme pozitive në frontin profesional, pjesërisht falë hënës së re. Edhe jeta sentimentale rezervon surpriza.

Tibo News