
Facebook në telashe për shkak të Trump
Fushata presidenciale e Donald Trump përgjatë vitit 2016 vijon ti sjellë kompanisë Facebook probleme në aspektin ligjor.
Meta Platforms është gjobitur me 725 milionë dollarë për të zgjidhur një padi në grup mbi shkeljet e privatësisë që iu janë bërë mbi 87 milionë përdoruesve.
Përgjatë fushatës presidenciale thuhet se Facebook i ka lejuar Cambridge Analytica akses në të dhënat e përdoruesve për të kuptuar më shumë mbi qasjet e tyre politike.
Avokatët që përfaqësuan paditësit thonë se ky është një revolucion për sa i përket çështjeve ligjore në lidhje me privatësinë e të dhënave.
Gjoba prej 725 milionë dollarësh është gjithashtu gjoba më e lartë që Facebook ka paguar ndonjëherë për padi të tilla.
Kompania Meta, dikur e njohur si Facebook thotë se ka rishikuar plotësisht qasjen e saj ndaj privatësisë gjatë tre viteve të fundit.
Cambridge Analytica tashmë e zhdukur ka punuar në fushatën e suksesshme presidenciale të Donald Trump në 2016.
Kjo kompani përdori informacione nga llogaritë e Facebook për profilizimin dhe shënjestrimin e votuesve.
*TiboNews