Anija e parë e grurit në Ukrainë arrin në bregdetin turk

Dërgesa e parë zyrtare e grurit ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus arriti në ujërat territoriale turke te martën.

Anija Razoni, me flamur të Sierra Leone do të inspektohet të mërkurën pranë Stambollit nga një ekip që përfshin zyrtarë rus dhe ukrainas përpara se të dorëzojnë ngarkesën e saj prej 26,000 ton misër në Tripoli, Liban.

Dorëzimi, i cili u nis nga porti i Odessa të hënën, është i pari sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar e të mbështetur nga OKB-ja dhe Turqia muajin e kaluar.

Pavarësishyt kësaj, udhëheqësit e mbështetur nga Perëndimi në Kiev akuzojnë Rusinë për vjedhje të drithërave ukrainase në territoret e kapura nga forcat e Kremlinit që nga fillimi i pushtimit në shkurt.

 

*TiboNews