
Ulen temperaturat, tabela me parashikimin e motit
Sipas MeteoAlb: Vendi ynë mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash për gjatë gjithë ditës. Por pritet që vranësirat të jenë më të dukshme në orët e mesditës dhe pasdites, të cilat do të mund të sjellin shira të pakët në zonat malore, ndërsa pjesa më e madhe e ultësirës perëndimore do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 33°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
*Tibo News