Trump: Zelensky është biznesmeni më i madh i të gjithë politikanëve

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është ndoshta biznesmeni më i madh nga të gjithë politikanët, sepse sa herë që vjen në SHBA ai largohet me 60 miliardë dollarë.

Trump e bëri këtë deklaratë në një fjalim në konventën republikane në Detroit, Michigan.

“Por ai është biznesmeni më i madh i të gjitha kohërave”, tha Trump, duke iu referuar Zelensky-t, raportuan mediat amerikane.

Trump ka argumentuar se ai do të jetë në gjendje të zgjidhë konfliktin në Ukrainë midis zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA dhe ditës së tij të parë në një mandat të dytë të mundshëm.

“Unë do ta zgjidh këtë përpara se të marr përsipër Shtëpinë e Bardhë si president i zgjedhur,” premtoi Trump.