Studimi për dozën 4 të vaksinës: Nuk e parandalon Omicron-in

Një dozë e katërt e vaksinës anti-Covid rrit antitrupat në nivele edhe më të larta se vaksina e tretë.

Por nuk mjafton për të parandaluar infektimin nga varianti i koronavirusit, Omicron.

Këtë ka treguar një studim paraprak në Izrael, i publikuar në Reuters. Qendra Mjekësore Sheba në Izrael ka kryer studimin duke iu injektuar dozë përforcuese nga vaksina Pfizer 154 personave dhe pas dy javësh dy doza nga vaksina Moderna.

Të dhënat u krahasuan me personat që nuk morën dozën e katërt të vaksinës.  Si rezultat, vaksinat çuan në një rritje të numrit të antitrupave madje pak më të lartë sesa pas dozës së tretë.

Megjithatë sipas ekspertëve, mund të mos jetë e mjaftueshme kundër variantit Omicron.

Ata thonë se do të duhen të tjera studime për ta vërtetuar saktë këtë.

Izraeli ishte vendi më i shpejtë që filloi procesin e vaksinimit dhe i pari që miratoi dozën e katërt të vaksinës, për grupet më të rrezikuara.