Infektohen me Omicron Erdogan dhe bashkëshortja e tij

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe bashkëshortja e tij janë infektuar me koronavirus.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti turk ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore. Ata kryen një ditë më parë testin e Covid dhe rezultuan pozitivë me variantin Omicron.

Erdogan thotë se ai dhe bashkëshortja e tij po përjetojnë simptoma të lehta:

 “Sot në mëngjes, doktori ynë na kontrolloi rregullisht. Për fat të mirë, asgjë shqetësuese në situatën tonë. Jemi me simptoma të lehta dhe vazhdojmë të punojmë me zonjën Emine nga shtëpia”.

Edhe gruaja e tij Emine, ka postuar në faqen në Twitter një status ku thotë:

” Le të shpresojmë që ta kalojmë këtë sëmundje sa më shpejt me Tajip. Presim lutjet tuaja”.