Lë Dubain për Vlorën! Ky është kandidati i PS për vendoret

Partia socialiste ka vendosur që kandidat për bashkinë e Vlorës të jetë Ermal Dredha, i cili njihet si një diplomat në karrierë.

Ai aktualisht do të lërë Dubain ku shërben si ambasador për qytetin e bukur bregdetar.

Ermal Dredha mori 199 vota nga kryesia e partisë. ndërsa kandidatja Velaj mori 50 vota, ndërsa 1 votë u shpall e pavlefshme.

Aktualisht, Dredha mban postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai ka shërbyer edhe më herët si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari të Italisë.

Dredha vendos kështu të kandidojë në vendlindjen e tij, ndërsa më herët postin e kryebashkiakut të Vlorës e ka mbajtur edhe babai i tij, Neki Dredha përgjatë viteve 1998-2000.

*Tibo News.

PS e bën zyrtare, këto janë kandidatët për zgjedhjet e 14 majit

Një ‘gjirokastrit’ për Bashkinë e Tiranës! Ky është kandidati i PD-së së Alibeajt