
Një ‘gjirokastrit’ për Bashkinë e Tiranës! Ky është kandidati i PD-së së Alibeajt
Roland Bejko, zyrtarisht do të jetë kandidat i Partisë Demokratike, për të garuar për Bashkinë e Tiranës, përballë Erion Veliajt dhe Belind Këllicit në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Zgjedhja u zyrtarizua mbrëmjen e të dielës nga kryesia e PD.
Roland Bejko mori më shumë vota se kandidatja Jonila Godole.
Si votuan deputetët e PD-së?
- Gazment Bardhi – nuk mori pjese në votim;
- Dhurata Cupi – nuk mori pjese në votim;
- Jorida Tabaku – nuk mori pjese në votim;
- Ori Nebiaj – nuk mori pjese në votim;
- Jonila Godole – nuk mori pjese në votim.
Pro kandidaturës së Roland Bejko:
- Fitim Zekthi
- Taulanda Jupi
- Kreshnik Collaku
- Orjola Pampuri
- Xhemal Gjunkshi
- Flamur Hoxha
- Gazment Koduzi
- Enkelejd Alibeaj
- Taulant Zeneli
- Agron Kapllanaj
Abstenuan:
- Indrit Sefa
- Endri Hasa
- Juela Hamati
Roland Bejko – votoi Jonila Godole.
Roland Bejko,ka mbajtur postin e drejtuesit politik të Partisë Demokratike në Qarkun Gjirokastër. Ai ka kandiduar disa herë për deputet, ndërkohë që ka drejtuar për disa vite degën e demokratëve në qytetin e Gjirokastrës. Bejko përveç anëtar Kryesie mban në PD edhe postin e Sekretarit për Çështjet Vendore në këtë forcë politike. PD e Alibeajt e ka vendosur si kandidat për kryebashkiak në Tiranë.
*Tibo News