
PS e bën zyrtare, këto janë kandidatët për zgjedhjet e 14 majit
Partia Socialiste i ka zgjedhur kandidatët e saj për zgjedhjet vendore të 14 majit. Rreth një e katërta e listës është e përbërë nga emra e kandidatë të rinj. Ndërsa në raundin final, PS vendosi t’u besojë 45 kryetarëve aktualë, duke nxjerrë emra të rinj në vetëm 16 bashki të tjera.
Vlora është ajo që ka pësuar më shumë ndryshime, ku nga 7 bashki në total janë ndryshuar gjashtë. Socialistët kanë vendosur për Vlorën Ermal Dredhën, i cili njihet si një diplomat në karrierë. Ai aktualisht do të lërë Dubain ku shërben si ambasador për qytetin bregdetar.
Socialistët kanë dhe dy deputetë të cilët duhet të braktisin mandatin e tyre që të kandidojnë në 14 maj. Ata janë Benet Beci për Shkodrën dhe Besjan Abazi për gramshin.
Në listë ka edhe kandidatë historik, të cilët kanë disa mandate në krye të bashkive.
Rekordin e mban kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu. Në zgjedhjet e ardhshme ai do të garojë për një mandat të 7-të. Kryetar Bashkie është bërë për herë të parë në vitin 2000.
Edhe Adriatik Zotkaj që drejton Bashkinë e Poliçanit prej vitit 2004 e kërkon të marrë një mandat të gjashtë.
Tërmet Peçi, i cili garon për Tepelenën, u zgjodh për herë të parë si kryebashkiak në vitin 2011.
LISTA E KANDIDATËVE ZYRTARË TË PARTISË SOCIALISTE PËR ZGJEDHJET E 14 MAJIT
1.QARKU SHKODËR
Malësi e Madhe – Tonin Marinaj
Shkodër – Benet Beci
Pukë – Gjon Gjonaj
Vau i Dejës – Kristjan Shkreli
Fushë Arrëz – Franc Tuci
2.QARKU ELBASAN
Elbasan – Gledian Llatja
Cërrik – Andis Salla
Belsh – Arif Tafani
Gramsh- Besian Ajazi
Peqin – Bukurosh Maçi
Librazhd – Mariglen Disha
Prrenjas – Nuri Belba
3.QARKU LEZHË
Lezhë – Pjerin Ndreu
Kurbin – Majlinda Cara
Mirditë – Ndrec Deda
4.QARKU DIBËR
Dibër- Rahim Spahiu
Mat – Agron Malaj
Klos – Valbona Kola
Bulqizë – Festime Mjeshtri
5.QARKU BERAT
Skrapar – Adriatik Mema
Poliçan – Ardiatik Zotkaj
Berat – Ervin Demo
Dimal – Juliana Mema
Kuçovë- Kreshnik Hajdari
6.QARKU DURRËS
Durrës- Emirjana Sako
Shijak- Elton Arbana
Krujë- Artur Bushi
7.QARKU KORÇË
Korçë- Sotiraq Filo
Pogradec – Ilir Xhakolli
Devoll- Eduard Duro
Maliq – Gëzim Topçiu
Pustec- Pali Kolefski
Kolonjë- Erion Isai
8.QARKU GJIROKASTËR
Gjirokastër – Flamur Golemi
Përmet – Alma Hoxha
Këlcyrë – Klement Ndoni
Tepelenë- Tërmet Peçi
Memaliaj – Gjolekë Guci
Dropull – Dhimitraq Toli
Libohovë – Leonard Hide
9.QARKU KUKËS
Bashkia Kukës – Safet Gjici
Bashkia Tropojë – Rexh Byberi
Bashkia Has – Halit Mulaj
10.QARKU FIER
Bashkia Fier – Armando Subashi
Bashkia Lushnje – Eriselda Sefa
Bashkia Mallakastër – Qerim Ismaili
Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi
Bashkia Patos – Fatjon Duraj
Bashkia Divjakë, Josif Gorrea
11.QARKU TIRANË
Bashkia Tiranë – Erion Veliaj
Bashkia Kamëz – Rakip Suli
Bashkia Kavajë – Redjan Krali
Bashkia Vorë – Blerim Shera
Bashkia Rrogozhinë – Edison Memolla
12.QARKU VLORË
Bashkia Vlorë – Ermal Dredha
Bashkia Selenicë – Nertil Bellaj
Bashkia Delvinë – Besmir Veliu
Bashkia Finiq – Romeo Çakulli
Bashkia Himarë – Jorgo Goro
Bashkia Konispol – Erges Dule
Bashkia Sarandë – Olti Çaçi
*Tibo News