
Kosova lehtëson masat anti-Covid
Kosova ka vendosur të lehtësojë masat anti-Covid.
Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë vendosi që ora policore të ndryshojë nga ora 00:00 deri në orën 05:00, ndërsa bar-restorantet do të punojnë deri në orën 23:00.
Ndërkohë të gjithë ata që duan të hyjnë në Kosovë duhet të kenë certifikatë vaksinimi me dy doza.
Ata që kanë një dozë të vaksinës, duhet të paraqesin edhe testin PCR. Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga e shtuna në datën 5 shkurt.