Ndryshon paga minimale në Kosovë

250 euro neto do të jetë paga minimale në Kosovë. Këtë ka vendosur qeveria e Kosovës përmes një projektligji.

Projektligji lidhet konkretisht për: “Ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e benefitit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallën tatimore në të ardhurat personale”.

Pas këtij vendimi kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se ky projektligji do t’i hapë rrugë ngritjes së pagës minimale në 264 euro bruto, rrjedhimisht 250 euro neto.

Për këtë shumë, kreu i qeverisë së Kosovës tha se do të ndryshojë edhe shkalla tatimore në  të ardhurat personale.

Ndërkaq, ministri i Financave Hekuran Murati deklaroi se kjo shumë është vetëm fillimi dhe se ndryshimet do të bëhen në varësi të rritjes ekonomike, ku parashikohet të ketë rritje të mëtejshme të pagës minimale.

*Tibo News.