
Kosova mohon rekrutimin e mercenarëve për luftë në Ukrainë
Pas Shqipërisë, edhe Kosova hedh poshtë pretendimet se po dërgohen mercenarë në rajonin Donbas të Ukrainës, ku forcat qeveritare ukrainase luftojnë me separatistët e mbështetur nga Moska. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i cilësoi si të “pavërteta dhe tendencioze çdo pretendim të agjencive ruse të lajmeve dhe ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov.
Mediat ruse cituan gjatë javës ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov të ketë thënë seautoritetet ruse po punojnë për të verifikuar informacionet për “mercenarët” nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja që shkojnë në Ukrainë.
Në njoftimin e ministrisë theksohet se Kosova e ka të ndaluar me ligj pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në luftëra jashtë vendit dhe ky ligj parasheh dënime të rrepta për secilin qytetar të saj që mund të jetë pjesë e veprimeve të tilla. Komunikata i referohet miratimit të këtij ligji në vitin 2015.