Escobar dhe Lajçak mbyllin vizitën në Prishtinë

I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor dhe ai i BE-së për dialogun kanë mbyllur vizitën e tyre në Kosovë, ku u takuan me krerët e vendit.

Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia ta lënë prapa të kaluarën dhe të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre.

Të deleguarit e BE shohin si prioritet për të dyja vendet që dialogu të jetë me një zgjidhje përfundimtare pozitive për të dyja palët. Lajçak kërkon nga Kosova të mos i frikësohet krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ndërsa Escobar ka deklaruar që Kosova dhe Serbia të përmbushin të gjitha detyrimet që parasheh dialogu.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.

Zyrtarët perëndimorë vizitojnë Beogradin pas vizitës tre ditore në Prishtinë.