
Dinamika dhe dyshimet e vrasjes së Presidentit Kennedy
Më 22 nëntor 1963, Presidenti amerikan John Kennedy vizitoi Dallasin për të fituar përkrahje për rikandidimin e tij në zgjedhjet e vitit ’64.
Me mijëra u mblodhën për të parë nga afër Presidentin dhe Zonjën e Parë, Zhaklinë teksa parakalonin me një veturë të zbuluar.
Lexo: Shtetet që dominojnë tregun ndërkombëtar të armëve
Në orën 12:30 teksa vetura po lëvizte krah bulevardit qendror, u dëgjuan tre të shtëna, ndërsa dy plumba qëlluan Presidentin. Njëri kaloi përmes qafës, ndërsa tjetri e goditi rëndë në kokë. Kennedy u deklarua i vdekur gjysmë ore më vonë. Ishte deklarata më tronditëse e historisë së televizioneve amerikane.
Hetimet e prokurorisë hodhën dyshimet se të shtënat erdhën nga kati i gjashtë i një magazine librash dhe se Presidenti u qëllua nga 28-vjeçari Lee Harvey Oswald. Por i dyshuari nuk u dërgua kurrë në gjyq.
Dy ditë më vonë Oswald u vra nga Jack Ruby, një sipërmarrës klubesh nate në Chicago.
Lexo: Si pastrohen paratë e pista
Fakti që për vrasësin e Keneddy-it nuk pati kurrë gjyq, ka lënë shteg për shumë konsipracione. Një hetim i mëvonshëm i vitit 1979 nxori si përfundim se Presidenti mund të jetë qëlluar nga dy persona të ndryshëm.
*Përkthyer dhe përshtatur nga AFP.