Mënyrat më të zakonshme të pastrimit të parave

Legjendat urbane tregojnë se termi “pastrim parash” ka zanafillë periudhën e famëkeqit Al Capone në SHBA.

Kjo pasi mafiozi i Chicagos hapi një rrjet lavanderish përmes së cilave justifikonte flukset e parave që vinte nga kontrabanda e alkoolit.

Lexo: Shtetet që dominojnë tregun ndërkombëtar të armëve

E vërteta është se kjo praktikë ekzistonte prej dhjetëra vitesh, por që si term u përmend gjerësisht vetëm në vitet 80-të.

Grupet kriminale përfitojnë flukse të mëdha parash përmes zhvatjes, trafikut të drogës, armëve dhe prostitucionit. Për ta legalizuar këtë fluks atyre u duhet t’i shmangen policisë dhe tatim-taksave.

Për këtë ata i futen një procesi që ndahet në 3 faza. Si fillim është filtrimi.

Lexo: Dinamika dhe dyshimet e vrasjes së Presidentit Kennedy

Tregu i zi paguan me para në dorë. Kjo nxit akumulime të mëdha keshi, që zor se depozitohen pa burime në bankë. Por për të shmangur dyshimet grupet i shpërndajnë në shuma të vogla depozitash.

Paratë mund të qarkullohen në lojëra fati si kazino, baste sportive, apo dhe në investime si gurë të çmuar.

Faza e dytë është kamuflazhi. Paratë duhet të ndërrojnë duar aq herë sa burimi real i tyre të bëhet i pa-gjurmueshëm.

 

Shpesh kjo realizohet në të ashtuquajturat “Parajsa fiskale” ku nuk kërkohen kontrolle të imtësishme për burimet. Në këto vende mundet të hapen edhe kompani të rreme, të tilla quhen ato me zero aktivitet.

Zotërimi i një kompanie jashtë u jep grupeve kriminale besueshmëri për të legjitimuar blerje apo aktivitete në sipërmarrje të tilla si kazino, hotele, restorante apo klube nate. Këto sipërmarrje njihen për fluks të lartë parash në kesh.

Lexo: Riciklimi i ujit, zgjidhja për të ulur ndotjen masive

Faza e tretë është investimi. Kjo nënkupton qarkullimin e parave të krimit duke kryer blerje pasurish të paluatshme, stoqe në bursa, apo dhe vepra arti.

Pesha pastrimit të parave në ekonominë botërore është e vështirë për t’u përllogaritur. Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se ky aktivitet mund të zërë 2-5% të Prodhimit Botëror Bruto.

*Përkthyer dhe përshtatur nga AFP.