Kush janë shtetet që dominojnë tregun ndërkombëtar të armëve

Tregu ndërkombëtar i armëve në botë përllogaritet se gjeneron rreth 100 miliardë dollarë çdo vit.

Armët variojnë nga të lehta, municione, e deri te armatimet e rënda, si sistemet raketore apo sistemet e mbrojtjes.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë eksportuesja kryesore, ata qarkullojnë 30% të tregut, më tej vijnë Rusia, Kina, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe.

Lexo: Si pastrohen paratë e pista

Qarkullimi i madh i armëve në botë ka sjellë dhjetëra mijëra vrasje çdo vit, kjo ka shtyrë Organizatën e Kombeve të Bashkuara të nxisë një traktat të përbashkët.

Prej vitit 2014 vendeve u kërkohet që të verifikojnë çdo transaksion për shkelje të mundshme të embargove ndërkombëtare. Atyre u kërkohet të sigurohen se armët nuk do të përdoren për gjenocide, krime lufte, apo akte terrorizmi.

Mirëpo shumë prej 130 shteteve firmëtare nuk e kanë ratifikuar këtë traktat të OKB-së. Ndër to spikat SHBA-ja, ndërsa Rusia dhe Kina as që e kanë firmosur atë.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka kritikuar shpesh neglizhencën e shteteve kryesore për të vënë në praktikë zotimet e marra.

Lexo: Dinamika dhe dyshimet e vrasjes së Presidentit Kennedy

“Amnesty International” në një raport ka theksuar se lejimi i tregtisë së armëve në Irak u dha mundësi ekstremistëve që të siguronin një arsenal të madh dhe me to të shpallnin të ashtuquajturin Shtet Islamik. 

Ata u furnizuan nga 25 shtete, përfshirë këtu vetë Iraku, SHBA, Kina, Gjermania dhe Belgjika. 

*Përkthyer dhe përshtatur nga AFP.