
Anulohet takimi mes Biden dhe Putin në Shtëpinë e Bardhë: S’ka më kuptim
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar që nuk do të ketë një takim mes presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin. Vendimi vjen pas lëvizjeve më të fundit të Rusisë. Presidenti Putin njohu përmes një dekreti pavarësinë e dy rajoneve në Ukrainën Lindore, dhe më pas dërgoi trupa ushtarakë.
Edhe Sekretari amerikan i Shtetit ka anuluar takimin që pritej të zhvillohej këtë të enjte me homologun e tij rus, duke thënë se takimet nuk kanë më kuptim të zhvillohen. SHBA beson se një pushtim rus i Ukrainës ka filluar tashmë.
SHBA, Britani, Kanada dhe vende të BE-së janë dakordësuar ndërkohë për sanksione të ashpra kundër Rusisë.
Lista e sanksioneve cituar nga presidenti amerikan Joe Biden.
-Sanksione të plota bllokuese për dy institucione të mëdha financiare ruse: VEB dhe të bankës ushtarake.
-Sanksione gjithëpërfshirëse mbi borxhin sovran të Rusisë. Kemi ndërprerë qeverinë e Rusisë nga financimi perëndimor. Ajo nuk mund të mbledhë më para nga Perëndimi dhe nuk mund të tregtojë borxhin e saj të ri në tregjet tona apo edhe në tregjet evropiane.
-Do vendosim sanksione ndaj elitave ruse dhe anëtarëve të familjeve të tyre. Ata marrin pjesë në përfitimet korruptive të politikave të Kremlinit.
-Kemi ecur përpara në bashkëpunimin me Gjermaninë për të siguruar që Nord Stream 2 të mos ecë vijojë.