Raporti periodik i Komisionit Europian: Shqipëria vazhdon trendin pozitiv të ringritjes ekonomike

Raporti më i fundit i Komisionit Evropian që adreson sfidat ekonomike në Ballkanit Perëndimor konstaton se rimëkëmbja ekonomike u ngadalësua në tremujorin e tretë të 2021, por prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i rajonit u zgjerua me 8.6% me bazë vjetore, krahasuar me 14.5% në tremujorin e mëparshëm.

Për Shqipërinë Komisioni konstatoi se rritja ekonomike humbi vrullin e tremujorit të parë të 2021 me një rritje vetëm 7% nga 18.4% në tremujorin e mëparshëm. Kjo u reflektua në rritje të moderuar të konsumit familjar dhe investimeve.

Vlen për tu përmendur ulja e kredive me probleme, çka ka bërë rikthim në nivelin e para pandemisë 39.6%. Raporti vë në duke se për herë të parë, kryesisht ndikuar nga tregjet ndërkombëtare, rritja e çmimeve çoi në rritje të normës inflacioniste mbi objektivin 3%.

Përgjatë 2021 është vënë re një rritej e të ardhurave tatimore me 19.3% me përjashtim të tatimit mbi fitimin dhe të ardhurat personale. Projektet për rindërtimin e shtëpive të familjeve të goditura nga tërmeti rritën shpenzimet kapitale me 33% bazë vjetore.

Ndërsa përsa i përket borxhit publik, nga 73.9% pësoi një ulje të beftë me 1.8 pikë përqindje krahasuar me fundin e 2020 përfundon raportin Komisioni Europian.