
Gjykata merr vendimin për vulën e PD
Gjykata e Apelit ka shfuqizuar sot vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri për vulën e PD, duke kthyer çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë.
Gjykata vendosi pro grupimit të Enkelejd Alibeaj, nga ana tjetër kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka pritur këtë vendim në selinë blu.
Pritet reagimi i Berishës, duke qenë se gjatë ditës së sotme ai deklaroi se nuk do të reagonte deri sa vendimi të bëhej publik.
Ditët e fundit ai ka deklaruar se Gjykata e ka marrë vendimin, duke thënë se kanë qenë sinjale të qarta se vendimi i sotëm do të ishte kundër tij.
Seanca në Apel ka nisur në orën 11:00, ku trupa gjykuese ka shqyrtuar ankimimin e Alibeajt, i cili ka kërkuar rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim.