
Rishi Sunak, kryeministri i ardhshëm i Britanisë
Ish ministri i financave Rishi Sunak do të jetë kryeministri i Britanisë së Madhe . Kandidati i Konservatorëve ka arritur të marrë mbështetjen e nevojshme brenda partisë së tij duke siguruar më shumë se 190 vota. Ai pritet të emërohet në postin e kryeministrit zyrtarisht këtë të martë.
Ish kryeministri Britanik Boris Johnson dhe Penny Mourdant rivalët e Rishi Sunka në këtë garë hoqën dorë nga kandidimi për të marrë lidershipin e konservatorëve .
Sunak po merr detyrën e tij në kohë të vështira për Britaninë e Madhe teksa vendi po përballet me sfida të mëdha ekonomike si pasoje e luftë Rusi- Ukrainë dhe pasojat e post-pandemisë .
42 vjeçari bëhet kryeministri i parë Britanik me prejardhje indiane pasi familja e tij emigroi në Britani përgjat viteve 60 .