SPAK fut në Vetting punonjësit

84 punonjës të administratës së Prokurorisë së Posaçme të cilët kryejnë funksione hetimore ose mbështesin drejtpërsëdrejti hetimin, i janë nënshtruar një procesi Vettingu.

Një komision i përbërë nga një prokuror, një gjyqtar dhe një anëtar i Byrosë Kombëtare të Hetimit, është duke kontrolluar nëse administrata justifikon pasurinë, ka aftësi profesionale dhe nëse kanë një figurë të përshtatshme për të kryer detyrën pranë SPAK.

Ky proces deri më tani ka shkarkuar nga detyra 1 punonjës, i cili rezultoi i paparshtatshëm, si dhe janë konfirmuar 39 të tjerë. 9 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen nga puna.

Vijojnë procedurat për 35 punonjës të tjerë të administratës.

Ligji për organizimin dhe funksionimin e institucioneve që luftojnë korrupsionin parashikon që edhe administrata e tyre do duhet të kalojë sitën e Vettingut.