Yjet më të suksesshëm të Instagramit dhe pagesa për një postim

Rrjeti social “Instagram”, tanimë me më shumë se një miliard përdorues, nuk është vetëm një platformë e mediave sociale.

Për influencerat, bizneset dhe personazhet e famshëm është bërë një mjet fitimi.

 

Këta “përdorin” ndjekësit për të promovuar produktet e tyre, përmbajtja e tyre sponsorizohet dhe përbëhet nga reklamat.

Këto postime i ndihmojnë ata në rritjen e të ardhurave personale.

Një studim i kryer nga ‘Hopper HQ’, mblodhi të dhënat se sa fitojnë të famshëm të ndryshëm nga postimet e tyre në Instagram.

Studimi tregoi se të famshëm, si Ariana Grande dhe Kylie Jenner, janë ndër fituesit më të mëdhenj në këtë rrjet social.

Sipas studimit, të famshëm me mbi dy milionë ndjekës paguhen me mbi 1 milion dollarë për postim, ndërsa të famshëm me deri në 100,000 ndjekës paguhen deri në 50,000-100,000 dollarë për postim.

Këta janë të famshmit që paguhen më shumë për një postim.

  • Cristiano Ronaldo (1,604,000 dollarë)

 

  • Dwayne Johnson (1,523,000 dollarë)

 

  • Ariana Grande (1,510,000 dollarë)

 

  • Kylie Jenner (1,494,000 dollarë)

 

  • Selena Gomez (1,468,000 dollarë)

 

  • Kim Kardashian (1,419,000 dollarë)

 

  • Lionel Messi (1,169,000 dollarë)

 

  • Beyonce (1,147,000 dollarë)

 

  • Justin Bieber (1,112,000 dollarë)

 

  • Kendall Jenner (1,053,000 dollarë)