Ndërron jetë kolosi i letrave shqiptare, Ismail Kadare

Ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare laureati dhe kolosi i letrës shqiptare Ismail Kadare. Mësohet se Kadare u gjet në shtëpinë e tij i pajetë, ndërkohë që familjarët e dërguan në QSUT, nga ku u konstatua se kishte pësuar një arrest kardiak respirator. Shkrimtari dhe i nominuari për Nobel në Letërsi disa herë, u konfirmua i vdekur mëngjesin e sotëm.

Nuk ka shqiptar dhe jo vetëm, që nuk e njeh Ismail Kadarenë. Ai është konsideruar shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe, dhe ndër më të mirët të letërsisë bashkëkohore, ai ka përkthyer shumë libra dhe ka fituar disa çmime letrare ndërkombëtare dhe i nominuar me dhjetëra herë për çmimin Nobel. Ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore, me veprën e tij që ka shënuar rekord të përkthimeve, me mbi 45 gjuhë të huaja.

Jeta e Kadares u jetua në dy vende, në Francë dhe Shqipëri. Në vjeshtën 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris por krijimtaria e tij nuk u ndalua.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë reguar për humbjen e Kadaresë, por që veprat e tij do të vijojnë të jenë gjallë.