
“Winnie the Pooh” në një version horror?
Ariu më i famshëm në botë, Winnie the Pooh do të jetë protagonist i një filmi horror.
“Winnie the Pooh: Blood & Honey” na tregon anën e errët të personazhit aq të dashur për fëmijët.
Ky film nuk ka lidhje me “Disney” dhe kompania nuk mund ta ndalojë një film të tillë, pasi që nga 1 janari i këtij viti, Winnie the Pooh është kthyer në një pronë publike dhe nuk është më i mbrojtur nga e drejta e autorit.
Rrjedhimisht kushdo mund të krijojë variante të këtij personazhi sipas dëshirës.
Filmi i ri horror do të ketë edhe personazhin Piglet, por do të mungojë Tiger, për arsyen se ky personazh ka dalë më vonë dhe ende nuk është bërë “pronë publike” në SHBA.
“Winnie the Pooh: Blood and Honey” u përfundua në fillim të këtij muaji dhe fotot e postuara deri më tani tregojnë një Pooh djallëzor.
Në një intervistë me Variety, regjisori Rhys Waterfield, i cili është në post-produksion në katër filma të tjerë duke përfshirë “Firenado” dhe “Demonic Christmas Tree”, tha:
“Për shkak të gjithë shtypit dhe gjërave të tjera, ne thjesht do të fillojmë të përshpejtojmë modifikimin dhe ta kalojmë atë në postproduksion sa më shpejt që të mundemi. Por gjithashtu, duke u siguruar që është ende gjtihçka në rregull. Do të jetë një prioritet i veçantë.”
Vazhdon të mbetet një merak mbi reagimin e Disney për “Winnie the Pooh: Blood and Honey”.
Edhe pse tregimet më të hershme të Milne janë tani jashtë të drejtave të autorit, Disney ruan përdorimin ekskluziv të interpretimeve të tyre të Pooh Bear dhe miqve të tij. Waterfield tha:
“Ne jemi përpjekur të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm.”