
Sporti luftatrak i Taekwondo, Aren Rushiti: Djali i talentuar shqiptar në këtë disiplinë
Taekwondo është një sport luftarak (art marcial ne origjine) qe nënkupton sisteme të koduara dhe tradita të praktikave luftarake, të cilat janë praktikuar dhe transmetuar ndër breza duke u pasuruar me kalimin e kohës. Taekwondo e ka origjinën në Koreja e Jugut dhe praktikohej për një sërë arsyesh: vetë-mbrojtje, kompeticion, shëndet fizik, rekreacion, si dhe zhvillimin mendor e shpirtëror. Në ditët e sotme ky sport luftarak e ka ruajtur autenticitetin e tij por dhe ka ndryshuar duke u modernizuar e përshtatur me kërkesat e kohës. Emrin taekwondo e gjejmë të shkruar ne mënyra te ndryshme, por e përkthyer në shqip Taekwondo do të thotë “arti i shkelmimit dhe grushtimit”. Sot ka një numër të madh të apasionuarish mbas këtij sporti, ndër ta edhe shumë fëmijë. Njëri prej tyre është Aren Rushiti djali shqiptar i talentuar dhe me disa medalje ndërkombëtare.
https://studio.youtube.com/video/qPdV_QojgkA/edit
Taekwondo, zhvillon shpejtësinë, forcën, ekuilibrin, fleksibilitetin e hallkave te trupit, dhe qëndrueshmërinë. Një shembull i bashkimit të disiplinës mendore dhe fizik për të arritur një përqendrim më të mirë.
Ne stilin qe praktikohet nga Federata Botërore Taekwondo (WTF) perdoren me shume gjymtyrët e poshtëm, pasi besohet se një artist luftarak, ka potencial më të madh për të ekzekutuar goditje me te fuqishme, nga goditjet qe mund te ekzekutohen me gjymtyrët e sipërm. Taekwondo është një sport luftarak shume popullor qe praktikohet nga njerëz të gjinive dhe moshave të ndryshme.