Ndeshja Shqipëri-Itali në TIBO, ky është formacioni i mundshëm nga trajneri Sylvinho

Të gjithë sytë në ekranin e TiBO për të parë ndeshjen e parë të Shqipërisë në grupin B të Euro 2024 kundër Italisë. Shqiptarët në gjithë botën mezi presin ndeshjen për ta shijuar në cilësinë me maksimale dhe pranë miqve të dashur apo familjarëve, ndërkohë të tjerë kanë hedhur një hap më tej duke rezervuar biletën e ndeshjes për ta parë nga afër, nga stadiumi në Gjermani.

Por çfarë pritet nga kjo ndeshje? Dhe si do të jetë formacioni i Kombëtares tonë?  Trajneri i ekipit kombëtar Sylvinho vendosi që të përjashtonte lojtarin Sokol Çikalleshi nga skuadra për Euro 2024, pavarësisht se sulmuesi në fushatën kualifikuese pati deputim të rregullt.

Në vend të tij, do të jetë Armando Broja i Chelsea ai që do të udhëheqë sulmin, pavarësisht se ai shkon në këtë ndeshje me më pak minuta të luajtura në Premier League.

Nga ana tjetër, Berisha dhe Strakosha i Brentfordit janë në garë për të startuar në portë.

Për italianët, ka shumë emra të njohur në skuadrën shqiptare, duke përfshirë lojtarët si Berat Djimsiti, i cili fitoi Europa League me Atalantën dhe Kristjan Asllani i skuadrës së Interit.

Për të gjithë ata që duan të shijojnë të 51 ndeshjet e kampionatit europian mund të përfitojnë nga oferta e TIBO,  1 ABONIM PREMIUM, PËR 4 PAJISJE

(dy televizorë dhe dy mobile) PËR VETËM 99 €

Shijo magjinë e Euro 2024, kampionatet më të mira sportive dhe argëtimet e tjera për të gjithë familjen!