
Sokol Çunga bën prezantimin e lexuesit shqiptar me Frank O’Connor
Autori dhe përkthyesi i njohur irlandez Frank O’Connor prezantohet për herë të parë me lexuesin shqiptar nëpërmjet veprës “Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera”, ku stafetën e kësaj njohje e mban përkthyesi Sokol Çunga.
Kemi një përmbledhje prej 30 tregimesh, i cili merr titullin e njërit prej tyre. Titulli kryesor që dominon është kompleksi im i Edipit dhe pastaj edhe rrëfenja të tjera. Kjo përmbledhje hedh dritë në komplekset më të hershme të njeriut, në ato më të errëtat dhe më të vështirat për t’u kapërcyer.
Ruajtja e ekuivalencës është ajo që përpiqet të bëjë çdo përkthyes, pra të mos lërë gjurmë, por jo gjithmonë është aq e thjeshtë dhe e kuptueshme, ndaj futen në lojë edhe të tjerë hapa, siç është institucioni i redaktorit, korrektorit, syri i freskët që e lexon dhe përpiqet të vërë në dukje këto elementë.
Ky cikël tregimesh është botuar për herë të parë në vitin ’63 dhe tregon se si çështje të ndryshme të nënvetdijes vazhdojnë gjejnë veten edhe sot. “Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera” sapo ka nisur rrugëtimin e tij. Të gjithë libradashësit mund ta gjejnë fillimisht për herë të parë në stendat e panairit e më pas në libraritë e qytetit.