
Si të zgjohemi në mëngjes?
Nëse e gjeni veten duke shtypur rregullisht butonin “snooze” përpara se të nisni ditën, merrni parasysh disa ndryshime në jetë që mund t’ju ndihmojnë ta zëvendësoni atë me zakone më të shëndetshme.
1. Bëhuni më aktiv
Njerëzit që janë më aktiv fizikisht kanë më pak gjasa të përdorin butonin “snooze”. Bëjeni zakon të ecni të paktën gjysmë ore në ditë dhe shikoni se si ndikon në zakonin tuaj të dremitjes së mëngjesit.
2. Vendosni alarmin në anën tjetër të dhomës së gjumit
Ky truk i vjetër mund t’ju ndihmojë t’i rezistoni dëshirës për të dremitur më shumë dhe t’iu bëjë të ‘shkuleni’ nga krevati.
3. Ndizni dritën
Është më e vështirë të zgjohesh kur është errësirë pasi trupi krijon komfortin e gjumit. Ndezja e dritave mund t’ju ndihmojë të zgjoheni më mirë.
4. Vendosni një orë që nuk e ka opsionin e “snooze”
Nuk bëhet më e thjeshtë se kjo: nëse alarmi juaj nuk ka një buton “snooze”, nuk do të ndjeheni të tunduar të ktheheni në gjumë. Zgjidhni një orë që është krijuar për t’ju zgjuar ngadalë pa opsionin e shtyrjes.