
Si të kemi më shumë ndjekës në Instagram?
Shumë nga ne ndoshta e preferojnë një audiencë të lartë në rrjetet sociale e kryesisht në Instagram. Ka disa pika që do ju ndihmojnë për tu rritur më shpejt:
Pse dikush duhet t’ju ndjekë?
Bëjeni të qartë në bio dhe në postime. Profilet në të cilat gjithçka ka kuptim ju bëjnë më të dashur në publik.
Kujdesuni për cilësinë e postimeve
Jo fotove të turbullta, imazheve të errëta apo të “pista”.
Dalloni postimet nga storyt
Në postime duhet të ruani një linjë më të qartë editoriale, ndërsa në story mund të zgjeroni temat dhe të paraqiteni më të natyrshëm
Përdorni hashtags
Është shumë e rëndësishme të përdorim hashtags për t’u gjetur nga ata që nuk na ndjekin ende.
Gjithashtu planifikoni postimet tuaja, për të qënë sa më të rregullt dhe të qartë me ato që postoni