
Si mund të ishte ndryshe fundi i “Titanic”?
Klasiku i vitit 1997, Titaniku, theu rekorde të shumta pas publikimit të tij, duke përfshirë ngritjen në krye të listës së filmave me fitimet më të larta të të gjitha kohërave, një vend që e mbajti deri në vitin 2010. Për të shënuar 25 vjetorin e tij, shkrimtari dhe regjisori i filmit, James Cameron, rishikoi një nga skenat e fundit. Ai iu përgjigj një pyetjeje që i ka shqetësuar fansat prej vitesh: nëse Jack do të kishte mbijetuar apo jo nëse do të kishte hipur në majë të gomones me Rose.
James Cameron, regjisori bashkoi një ekip me synimin për të testuar shkencërisht se si përfundimi i një prej filmave të tij më ikonë mund të ishte ndryshe. Sidomos skena ku personazhi i Leonardo DiCaprio, Jack, vdes për shkak të qëndrimit në ujë të ngrirë, në krahasim me majë të një gomone të improvizuar të zënë vetëm nga personazhi i Kate Ëinslet, Rose.
Që kjo të ndodhte, Cameron eksperimentoi me lartësi dhe pesha të ngjashme si aktorët në momentin e xhirimit dhe u konsultua me një ekspert të hipotermisë. Pasi kreu 3 teste të veçanta, ai arriti në përfundimin se në një skenar specifik, Jack mund të kishte mbijetuar.
Që të dilte një rezultat më optimist, Cameron kërkoi që ata të kryenin çdo veprim para se të gjenin derën lundruese nëpër të cilën kaluan personazhet, në mënyrë që ata të ishin po aq të lodhur sa homologët e tyre në film. Pastaj regjisori përfshiu një lëvizje që i mungonte filmit: Rose i jep jelekun e saj të shpëtimit Xhekut për ta ndihmuar atë të mbajë nxehtësinë e trupit për më gjatë.
“Ai është i stabilizuar, hyri në një vend ku nëse do ta parashikonim këtë, ai thjesht mund të kishte arritur derisa varka e shpëtimit të arrinte atje. Jack mund të jetonte, por ka shumë variabla,” pranoi Cameron.
Megjithatë, ai beson se në fund asgjë nuk do të kishte ndryshuar sepse Jack i qëndroi besnik vetes. “Unë mendoj se procesi i tij i të menduarit ishte: “Unë nuk do të bëj një gjë që e rrezikon atë” dhe kjo është 100% në karakter,” përfundoi Cameron.