
Selena Gomez reagon pas intervistës së Hailey Bieber
Bujë të madhe në rrjet bëri intervista pa filtra e Hailey Bieber, ku rrëfeu për “Call Her Daddy” gjithë bullizmin online të përjetuar pas lidhjes së famshme mes saj dhe Justin Bieber.
Emër i lakuar i lidhjes (edhe martesore prej 4 vitesh) të Hailey-t dhe Justin, ka qenë prej fillimit edhe Selena Gomez, ndaj s’kishte si mos të kishte dhe një reagim prej saj pas intervistës. Në një video live në TikTok ajo është shprehur se këto tallje janë “të poshtra dhe neveritëse” dhe u ka kërkuar njerëzve të jenë më të sjellshëm. Selena u risolli në vëmendje njerëzve se fjalët kanë shumë rëndësi dhe është shprehur falënderuese për të gjithë ata që dëgjuan.
Pavarësisht se ishte në mënyrë indirekte, Selena e ka adresuar urrejtjen e vërshuar ndaj Hailey-t që nga koha kur marredhënia e saj me Justin u bë publike.
“Nuk është e drejtë dhe askujt nuk duhet t’i drejtoheni kurrë në mënyrën që kam parë”, është shprehur Selena duke theksuar se dëshiron vetëm të dëgjojë fjalë të mira dhe theksoi se sa të rëndësishme janë për gjithsecilin.
Videon këngëtarja e mbylli duke thënë se shpreson ta kuptojnë gjithë këtë situatë, pasi është më e rëndësishme se gjithçka tjetër.