Rikthehen karnavalet në Bolivi

Kllouni Pepino u kthye në jetë nga arkivoli i tij i artë dhe i kuq për të shënuar zyrtarisht fillimin e Karnavaleve “Paceno” të qytetit.

Karnavalet e fundit në vitin 2021 u anuluan si masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit në vendet e Amerikës së Jugut.

Muzika dhe vallëzimi janë rikthyer që atëherë në rrugët e qytetit më të rëndësishëm të vendit, La Paz-it. Gjithsesi, masat anticovid vazhdojnë pasi pjesëmarrësve të Karnavaleve po u kërkohet të paraqesin dëshminë e tyre të vaksinimit, të praktikojnë distancën sociale dhe të mbajnë maskat për të parandaluar prërhapjen e mëtejshme të varianteve COVID-19.

Ndonëse shumë më të vogla se karnavalet e famshme dhe të ndezura të Rios, festimet në Bolivi janë të mbushura me ngjyra, valle dhe muzikë dhe tërheqin mijëra turistë për të dëshmuar shkrirjen unike të traditave indigjene dhe katolicizmin kolonial.