Prej 12 vitesh në emigrim, Teuta Sulaj sjell librin shqip-italisht “Shpirt që flet”

Teuta Sulaj prej vitesh jeton dhe punon në Itali. Përtej punës së saj ajo ka pasur gjithmonë një ëndërr, që tashmë ka arritur ta bëjë realitet. Teuta ka vendosur të sjell librin e saj në shqip dhe Italisht “L’anima Che parla- Shpirt që flet”. Prej 12 vitesh Teuta jeton dhe punon në Itali she ishte ky vend që i ngacmoi pasionin e saj për poezinë dhe të shkruarin që e gëzonte prej fëmijërisë së saj.

https://www.youtube.com/watch?v=NICIR3K-Ztw

Poezia e Teuta Sulaj është instinktive dhe vjen nga shpirti. Ajo përshkruan nostalgjinë për rrënjët, patriotizmin, dashurinë e humbur. Pesimizmi, optimizmi dhe nevoja për mbijetesë. Një akt dashurie absolute ndaj vetes dhe ndaj njerëzve të saj më të dashur. Në kët libër Teuta përdorur imazhe të thjeshta, ndonjëherë të papritura që pikturojnë një det emocionesh, duke ekspozuar një rrugë unike dhe në të njëjtën kohë të përbashkët për shumë gra, punëtorë, nëna.

Tahsmë librin e saj ka vendosur që ta sjellë në shqipëri për të gjithë lexuesin shqiptar, që kërkojnë të jenë pjesë e botës së saj përtej kufijve.