
Pasioni për artin, Iris Canaj: Kurth, në momentin që e prek nuk jeton dot pa të!
Iris Canaj është pedagoge në akademinë e arteve, e lidhur ngushtë me çdo gjë që ka të bëjë me artin, natyrën dhe të bukurën. Prej vitesh ajo ka punuar si kuratore artistike tek reja dhe si drejtuese e doart, ndërsa aktualisht është përgjegjëse e agjencisë kreative në bashkinë e Tiranës.
Me DoART, Irisi arriti shumë suksese një platformë, e cila në shqip do të thotë të duash artin dhe në anglisht ta bësh atë realitet. Arti është rruga për të pasur një botë më të mirë.
Këto nisma janë gjithmonë të mira sepse sipas Irisit nëse arti është për elitën duhet të jetë i aksesueshëm nga kushdo duke qenë se ai arrin të trajtojë katarsisin, pra pastrimin e shpirtit. Por a vallë ka vështirësi puna dhe të merresh gjithë kohën më artin?