
Parashikimi i shitjeve të Pfizer për 2022-shin zhgënjen investitorët
Aksionet e Pfizer ranë të martën pasi parashikimi i prodhuruesit të barnave për shitjet e këtij viti të vaksinës së saj anti Covid dhe pilulave anti-virale, ra nën vlerësimet e Wall Street.
Megjithëse Pfizer e ngriti parashikimin e saj për vaksinën në 32 miliardë dollarë, ajo paralajmëroi se shitjet përfundimtare për vitin 2022 mund të mos e kalojnë këtë shifër.
Vitin e kaluar, kompania rriti disa herë parashikimin e saj të shitjeve të vaksinave kundër COVID, pasi nënshkroi më shumë marrëveshje për të furnizuar botën me vaksina.
Por Pfizer thotë se pilula e saj Paxlovid dukej më premtuese, duke thënë se parashikimi i shitjeve mund të rritej. Ajo pret 22 miliardë dollarë në shitje për trajtimin këtë vit.
Kompania pret të prodhojë të paktën 120 milionë Paxlovid, një regjim me dy ilaçe që synohet të merret në shtëpi nga pacientwt, dhe po ia shet trajtimin qeverisë së SHBA-ve me rreth 530 dollarë për kurs.
Në përgjithësi, Pfizer pret shitje prej 98 miliardë dollarë deri në 102 miliardë dollarë për vitin, që ishte gjithashtu nën vlerësimet e analistëve, të cilët prisnin që Pfizer të fitonte më shumë se 105 miliardë dollarë këtë vit.