EMA miraton pilulat anti-Covid nga Pfizer

Rregullatori i Barnave i BE-së i dha dritën jeshile pilulës antivirale të Covid prodhuar nga kompania Pfizer. Kjo pilulë do të përdoret për trajtimin e personave të rritur me sëmundje më të rënda. Miratimi nga EMA u lejon vendeve anëtare të BE-së të porosisin pilula të tilla, ndërsa udhëzimet mbi përdorimin në raste urgjente u dhanë në fund të vitit të kaluar.

Italia, Gjermania dhe Belgjika janë ndër vendet në BE që kanë blerë pilulën e quajtur Paxlovid. Shtetet e Bashkuara autorizuan në dhjetor ilaçin e ngjashëm të Paxlovid dhe Merck, molnupiravir.

Komisionerja e shëndetësisë në BE-së Stella Kyriakides tha se blloku i vendeve të BE po bënte përparim të mirë në shtimin e trajtimeve, të cilat i përshkroi si linjë e dytë të mbrojtjes ndaj Covid, pas vaksinave.

Megjthatë, testimi i ilaçit është bërë tek persona të pavaksinuar duke ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e mundshëm tek pacientët me rrezik të lartë ndaj Covid.

Gjermania porositi 1 milion tableta në fund të dhjetorit. Italia do të marrë 200,000 të tilla në shkurt dhe ka mundësi të blejë 400,000 të tjera shtesë