Parashikimi i motit: A do të ulen temperaturat në vendin tonë?

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditë do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta, por kalime të lehta vranësirash do të ketë në zonat malore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që gradualisht vranësirat të shfaqen në zonat malore dhe pjesërisht në ultësirën perëndimore. Mbrëmja dhe nata rikthejnë kthjellimet në një pjesë të mirë të vendit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në dallgëzim 2 – 3 ballë.

*TiboNews