
Panairi i Librit vjen me edicionin e tij të 25-të
Panairi i përvitshëm i librit ka mbledhur edhe këtë edicion të 25-të shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, shkrimtarë, poetë, përkthyese dhe lexues, ku njihen me botimet e reja. Takimet mes autorëve, botuesve e lexuesve do të bëhen në datat 16-20 nëntor, në Pallatin e Kongreseve.