Edicioni i Dytë i Ekipeve Sportive, event madhështor përmbyllës në Vlorë

Mbi 10 mijë fëmijë nga e gjithë Shqipëria parakaluan nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, deri në Lungomare, ku një shfaqje spektakolare me numra baleti dhe kërcimi organizuar nga Akademia Olimpike, si edhe Parada Olimpike e ekipeve të 61 Bashkive, plotësuan festën përmbyllëse të Edicionit të Dytë të Ekipeve Sportive, në Volejboll dhe Basketboll.
Sportistët dhe qytetarët vlonjatë që ishin të pranishëm në Lungomare, u përshëndetën nga Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha dhe zv/ Ministri i Sportit z.Endrit Hoxha.