
Olimpiada e parë e neuroshkencës në Shqipëri
Me mbi 27 vite eksperiencë si eksperte e shëndetit mendor Laura Loli është pjesë e një rrugëtimi të gjatë në vende si Greqia, Anglia, Holanda dhe Kanadaja. Dëshira e saj më e madhe ka qenë realizimi profesionalisht gjë që e ka arritur dhe të jetë pjesë e drejtimit të konferencave në universitetin e Harvard-it.
Universiteti amerikan i Athinës do ta shtynte atë drejt ëndrrës amerikane dhe më shumë drejt psikologjisë që e kishte dashur prej kohësh.
Ky profesion ishte i duhur vetëm sepse kishte të bënte me historitë njerëzore dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me to .
Historia e saj nuk qëndron e shkëputur nga ajo e shqiptarëve të tjerë, ku fillimi ka gjithmonë vështirësi për të gjetur veten dhe atë që ti zgjedh të bësh.
Puna e saj ka qenë gjithmonë jashtë ndërsa zemra dhe mendja kanë qenë në Shqipëri. Ndërsa së fundmi ajo zgjedh që në Shqipëri të sjell për herë të parë dhe olimpiadën e neuroshkencën.