KURIOZI3T: Magjia e detajeve, improvizimet e duhura dhe mesazhet e fshehura të kinematografisë

  • Sa përmendet “Pretty Woman” emri pasues që vjen në mendje është Julia Roberts.
    Ndërkohë që gjithsecili mund të ketë veçuar skenat e preferuara të këtij filmi, më lini t’ju tregoj se njëra prej më të veçantave është e improvizuar.
    Një nga ditët e xhirimit Julia kishte ardhur në punë pas një feste të gjatë dhe ishte paksa e përgjumur.
    Dhe siç po thonim, kështu që regjisori Garry Marshall i tha Riçardit t’i kërciste kutinë në gishta për ta zgjuar. Garry e pëlqeu aq shumë reagimin e saj të vërtetë, saqë e shtoi atë në film.
  • Ndonjëherë aktrimi dhe përjetimi real bëhen një, sa do ishte e vështirë të dallosh se cila është prej tyre.
    Tek “Now you see me” , Isla Fisher në fakt është duke u mbytur.
    Ajo përpiqet të arrijë çelësin e sigurisë, por prangat e saj mbërthehen. Ajo godet xhamin, por të gjithë mendojnë se po aktron. Pas tre minutash, ekuipazhi kupton se diçka nuk po shkon realisht dhe e nxjerr jashtë.
  • Kur shohim filma përfshihemi aq shumë në brendësi sa ndonjëherë ndodh të na shpëtojë ndonjë detaj dhe ka shumë mundësi që ky që do ju përmend tani, do ju ketë kaluar pa e vënë re.
    Tek “Baby Driver” në momentin që Baby porosit kafenë, në sfond ka një zemër të zezë të pikturuar në mur. Pastaj ai sheh Deborën dhe zemra ndryshon ngjyrën duke u kthyer në të kuqe.
    Hëmmm, pra çfarë donte të thonte autori me këtë?