
Kuriozi3t: Çfarë kuptimi të fshehtë ka macja te filmi “The Godfather”?
The Godfather është një film klasik plot me intriga dhe tematika serioze, dhe edhe sot e kësaj dite qëndron si një ndër filmat më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Por prapaskenat e këtij filmi fshehin disa momente që qëndrojnë në kontrast të fortë me atmosferën e filmit. Në këtë rast, mund të përmendim se macja që Marlon Brando mban në dorë në fillim të filmit ishte një mace e braktisur. Disa veta mendojnë se macja simbolizonte diçka në lidhje me personazhin e Brandos apo stilin e jetës mafioze. Në të vërtetë, regjisori Coppola e gjeti atë teksa shëtiste studiot dhe vendosi të dilte jashtë skenarit duke e përfshirë në film.
Schindler’s List është një film i errët që pasqyron disa nga realitetet më rrëqethëse të luftës së dytë botërore. Nuk është e habitshme pra, që xhirimi i këtij filmi shkaktoi shumë emocione negative tek i gjithë personeli, që nga stafi, aktorët e deri tek regjisori Spielberg. Në mënyrë që ai ta bënte atmosferën më të durueshme, Spielberg i kërkoi shokut të tij Robin Williams ti tregonte disa shaka të improvizuara. Shumë nga këto shaka filluan të transmetoheshin në radio nëpër të gjithë setin e xhirimit, dhe disa prej tyre përfunduan si material për Xhindin, personazhin e Williams në filmin e animuar Aladin.
The Wolf of Wall Street tregon në mënyrë të ekzagjeruar jetën e vërtetë të biznesmenit Amerikan Jordan Belfort, se si paraja dhe fama arriti ta korruptonte atë, dhe se si filloi jeta e tij kriminale. Në shumë skena të filmit Belfort i luajtur nga DiCaprio kryen akte të shumta ekstreme, dhe në shumë skena ai konsumon lëndë narkotike. Në të vërtetë, në vend të kokainës aktorët përdorën Vitamina B të bëra pluhur, të cilat janë relativisht të padëmshme. Relativisht themi, sepse pas konsumit të shpeshtë të këtij pluhuri gjatë xhirimit, aktori Jonah Hill u sëmur me bronkit dhe u detyrua të shtrohej në spital.