Kujtimin i fëmijërisë Gucci sot e shet me 500 dollarë

Të gjithë kemi pasur një palë sandale të tilla kur ishim fëmijë,  ndërsa tani Gucci i shet për 500 dollarë

Pothuajse çdokush i njeh këto lloj sandalesh, për shkak të jetesës me to gjatë fëmijëerisë.

Në të kaluarën, të gjithë fëmijët mbanin këtë lloj sandaleje plastike, me ngjyra të ndryshme ndërsa sot janë rikthyer sërish në modë.

Ato prodhoheshin në masë dhe shiteshin lirë mirëpo, sot vlera e tyre ka ndryshuar, të paktën në çmim.

Marka luksoze “Gucci” i shet për 490 euro.

 

Asokohe askush nuk mund ta përfytyronte një fëmijë të veshur me to si të pasur, por surpriza e Gucci-t në linjën më të fundit të këpucëve pranverë/verë 2022 bëri të ndodhte ky ndryshim në perceptim.