Ku ndodhet aeroporti më i mirë në botë?

A ju pëlqejnë aeroportet? Aty ku njerëzit bëhen emocionalë, përshëndesin të afërmit, përgatiten për fluturime të gjata, dhe ndërkohë mund të gjejnë kohën të bëjnë shooping, apo të pushojnë në restorante?

Duket se qëndrimi në një aeroport, para apo pas fluturimit është tepër i rëndësishëm, e sidomos për ata që udhëtojnë shpesh me avion. Dhe Skytrax ka publikuar rënditjen vjetore të aeroporteve më  të mira në botë për këtë vit, 2023.

Skytrax, analizon dhe anketon udhëtarë nga mbi 550 aeroporte, ku u kërkohet të vlerëosjnë gjithë përvojën e tyre në aeroporte, duke vlerësuar gjithçka, nga check-in dhe siguria deri të servirja e ushqimit dhe shitjet, paraqitjet në terminale dhe shërbimi me WiFi.

Në krye të listës këtë vit është Aeroporti Changi i Singaporit, i cili ka rifituar titullin e tij në World Airport Awards 2023.

Ky aeroport është shpallur edhe në vite të tjera në krye të listës, konkretisht në vendin e parë nga viti 2013 deri në vitin 202l0.

Në vitin 2021, ai nuk u shpall në vendin e parë për shkak të rënies së numrit të pasagjerëve gjatë pandemisë, duke rënë pas Aeroportit Ndërkombëtar Hamad të Dohas dhe Aeroportit Haneda të Tokios gjatë dy viteve të fundit.

Me katër terminale, Aeroporti Changi është shtëpia e një pishine, kinemaje, shesh lojërash, ujëvara e brendshme më e lartë në botë, një përzgjedhje dyqanesh luksoze, ekspozita arti, një kopsht fluturash dhe një pyll i brendshëm me mbi 2000 pemë.

Pra, nuk është për t’u habitur që, që kur u hap në vitin 1981, Aeroporti Changi ka fituar më shumë se 660 çmime.

Aeroporti Ndërkombëtar Hamad i Katarit zuri vendin e dytë, duke rënë nga vendi i parë i mëparshëm.

Ky aeroport dallohet për shkak të dizajnit futuristik dhe veçorive të teknologjisë së lartë, duke përfshirë skanerët e fytyrës. Por mos u shqetësoni nëse dëshironi një atmosferë më natyrale: ka gjithashtu një kopsht tropikal të brendshëm.

Vendi i tretë shkoi për Aeroportin Ndërkombëtar të Tokios në Haneda, i cili gjithashtu fitoi çmimin Aeroporti më i pastër në botë.

Vendet evropiane me aeroportet më të mira, përfshijnë Paris Charles de Gaulle, Mynih, Cyrih dhe Madrid Barajas. Megjithatë, duket se është më mirë të shkoni më larg nëse doni të provoni terminalet më mbresëlënëse të globit.

Përveç renditjes së aeroportit më të mirë të përgjithshëm, Skytrax shpërndan edhe çmime të tjera, duke përfshirë çmimet rajonale, hotelet më të mira të aeroportit dhe, së fundmi, u krijua një çmim për artin e aeroportit.

Sistemi i Aeroportit të Houstonit, shtëpia e një prej koleksioneve më të mëdha të artit publik në shtetin e Teksasit, fitoi çmimin e ri t në emër të Aeroportit Ëilliam P. Hobby dhe Aeroportit Ndërkontinental të Houston George Bush.

Ndërsa hoteli i Changit, Aeroporti Crowne Plaza Changi, u kurorëzua si hoteli më i mirë i aeroportit në botë për të tetin vit.

Kjo është lista me 10 aeroportet më të mira në botë:

  1. Singapore Changi Airport
  2. Doha Hamad Airport
  3. Tokyo International Airport
  4. Seoul Incheon Airport
  5. Paris CDG Airport
  6. Istanbul Airport
  7. Munich Airport
  8. Zurich Airport
  9. Tokyo Narita Airport
  10. Madrid Barajas Airport

*Tibo News