
KQZ tregon shifrën zyrtare, sa votues morën pjesë në këto zgjedhje?
Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka folur me shifra zyrtare duke thënë se pjesëmarrja në këto zgjedhje të 14 Majit ishte 37.9%.
Gjatë konferencës së fundit për media, Celibashi deklaroi: “Sa i takon pjesëmarrjes, ne kemi 4835 qendra votimi për të cilat është raportuar në KQZ ku rezultojnë 1,280,930 zgjedhës nga 3,379,873 zgjedhës që kanë këto qendra votimi. Përqindja për këto qendra votimi të raportura, është 37.9%”.